Besi Agency është një agjensi turistike me experiencë shumë vjecare e integruar tërësisht në politikat e zhvillimit të turizmit , ne bashkepunim te ngushte me hotele te kategorise se larte te sherbimit , staf të kualifikuar , paketa të ndryshme që përsfshijnë transportin rrugor, ajror dhe detar.
Besi Agency ka arritur t’i siguroje klienteve te saj paketa te standarteve me te larta ne treg. Rezervimi prane Besi Agency eshte nje kontrate me vlere morale dhe profesionale te patjetersueshme dhe gjithmone ne favor te asaj qe vleresohet me e mira per klientin.
Tashmë e mirënjohur në shumë destinacione të ndryshme, misioni ynë është që ti ofrojmë klientëve tanë eksperiencën më të mirë në treg.
Besi Agency është jo vetëm një agjensi turistike por ofron gjithashtu një shumëllojshmëri shërbimesh, të tilla si: pagesa e faturës elektrike, te uje-kanalizime,pagese gjobash, pagesa interneti, Albtelecom, Abcom, Tring, Digitalb,etj
Tërheqje parash nga cdo vend i botës, transferta parash për miqtë dhe familjarët tuaj në cdo vend te botës me Moneygram, Siguracion për automjetin tuaj si dhe siguracioni për shëndetin.
Se shpejti dhe rimbushjet telefonike, Telekom, Vodafone, Albetelecom(Eagle)….
Synimi kryesor i kompanisë ka qenë dhe është ti shërbejë klientëve të saj me korrektësi, shpejtësi dhe cilësi. Besi Agency nje emer qe duhet ti besoni ne cdo kohe.
Keni vendosur te shkoni me pushime, dhe nuk e keni idene se ku mun ti kaloni pushimet me familjen tuaj?… Çfare prisni drejtohuni ne zyrat e “Besi Agency” dhe gjeni zgjidhjen e duhur.
Ju na besoni, ne ju dhurojme kenaqesine e pushimeve me çmimet me konkuruese ne treg.
Besi Agency gjithmone me prane jush me sherbimet tona.